Psychologenpraktijk Nuku
psychotherapie leertherapie coaching supervisie

Psikotrauma

Trauma individuale

Psikotrauma janë çrregullimet (fiziologjike, emocional dhe mendore) si pasoje e një përballje me një ngjarje tronditëse ose me situata drastike. Perballja mund te jete ne veten e pare apo ne veten e trete (deshmitar).
Psikotraumat kane kryesisht, por jo ekskluzivisht, të bëjnë me situata të tilla si përjetimi i konflikteve apo i luftrave, i fatkeqësive natyrore (aksident, tërmete, zjarr ose përmbytje), i dhunës fizike apo asaj seksuale, neglizhencës afektive, i humbjes se papritur te një personi të dashur, etj.,

Psikotrauma dhe sistemi nervor

PTSD
Fiziologjia e PTSD

Traumat nder-brezore


Traumat mund te ‘trashëgohen’. Ne ketë rast kemi te bëjmë me trauma trans-gjenerativë ose nderbrezorë dhe janë trauma qe prekin grupe njerëzish për shkak të identitetit të tyre kulturor, të përkatësisë etnike apo asaj kombëtare, te identitetit fetar apo atij seksual, te nivelit social-ekonomik (p.sh. varfëria), etj.
Për shkak të natyrës se tyre kolektive, traumat nderbrezorë shkojnë përtej traumave individuale, traumave relacionale (dyadic trauma) apo traumave familjare (systemic trauma). Traumat kolektive i referohen te mbijetuarave te abuzimeve politike (p.sh. diktaturat), të abuzuarve sistematikisht nga institucione shoqërore (p.sh kur nuk merr te drejtën tende) ose nga autoritet shtetërore (p.sh. padrejtësia ose pasojat e korrupsionit).
Viktimat e drejtpërdrejta të traumës kolektive (p.sh.. një i ish-dënuar politik), ashtu si edhe anëtarët e brezave të mëvonshëm (fëmijët e tij/saj) mund të zhvillojnë PTSD ose trauma.

Mekanizmi i transmetimit te traumave nderbrezorë mundësohet nëpërmjet mekanizmave sociale (p.sh., “ketë qe po përjeton ti nuk janë as një gram i asaj qe kam përjetuar unë”) ku shoqëria injoron dhimbjen e tjetrit; nëpërmjet mekanizmave psikologjike (p.sh. “kështu jemi ne, kemi lindur për te hjek keq” ose “ky është vend/qytet/fshat i mallkuar e nuk do beje kurrë hajr”); mekanizmave biologjike (p.sh. gjate shtatzënisë, si pasoje e përqindjes se larte te hormoneve te stresi si kortisoli, katekolaminat, adrenaline dhe norepinefrina, te cilat i transmetohen fëmijës ne bark); nëpërmjet mekanizmit gjenetike (dëmtimeve dhe modifikimeve epigjenetike).


 
 
 
 
E-mailen
Map
LinkedIn