Albanian psychotrauma institute (API)
Rreth API
API u themelua nga Pines Nuku, mbi një vizion të një bote humane ku secili prej nesh përpiqet te mbështesë tjetrin me qellim qe secili prej nesh te jete ne gjendje te shpalose potencialin qe ka. Një vizion në të cilën njerëzit te kenë mundësinë qe pa turp, pa frikë dhe pa lënduar apo dëmtuar të tjerët, te kujdesen për shëndetin e tyre mendor dhe gjithashtu për shëndetin e tjetrit. Psikotrauma nuk është vetëm një fenomene individual, por mbi te gjitha një fenomene qe ne potencial ka një impakt negativ tek rrethi i te afërmve, te familjet e te prekurve dhe tek shoqëria ne përgjithësi
Misioni ynë
Misioni i API-it është të ndihmojë ne fuqizimin e punonjësve te shëndetësisë - mjekësisë, te psikologjise dhe parapsikologjisë, te infermierisë, sensibilizimin e punonjësve te shërbimit social. Mbi te gjitha te edukoje personelin shëndetësorë ne fushën e psiko-traumatologjisë dhe te psikopatologjive te lidhura me to si dhe ne trajtim e pasojave te psiko-traumave si tek fëmijët ashtu edhe tek te rinjtë dhe tek te rriturit.
API ka si qellim te japë një kontribut ne përmirësimin e sistemit edukativ dhe te thjeshtësojë bashkëpunim me te gjithë sektorët qe mund te kontribuojnë ne fushën e psikotraumatologjisë. Një ambicie e API është angazhimi ne identifikimit e partnerëve kryesorë - qofshin ato nga bota shkollore-akademike, nga bota e biznesit, te organizatave private, te sektorit publik apo privat - te cilët mund te kontribuojnë në sensibilizimin ndaj kësaj teme. Njerëzit me psiko-traumave janë te mundur dyfishi: si pasoje e traumave qe kane përjetuar por edhe si pasoje e stigmatizimin dhe koncepti i 'turpit' qe sundon në shoqërinë tone.
Nëse jeni punonjës shëndetësie, nëse punoni ne arsim, nëse jeni punonjës administrate dhe merreni me politikat vendore mbi shëndetësinë, nëse jeni vullnetare dhe keni dëshire ose përvojë vetjake ne ketë fushe, ju bëjmë thirrje tju bashkoheni kësaj iniciative dhe misionit tone
Pak mbi vehten
Unë, Pines Nuku, jam doktor shkencash ne fushën e psikologjise klinike dhe atë te psikoterapisë. Unë jam lindur dhe jam formuar ne Shkodër. Mbas mbarimit te shkollës se mesme artistike "Prenk Jakova" dega violine, ne vitin 1994 fillova studimet universitare ne Universitetin 'Luigj Gurakuqi', për ti vazhduar ato ne vitin 1995 ne universitetin italian 'Universita degli Studi di Padova' te Padova-s. Ne vitin 2001, mbas mbarimit te Masterit pranë 'Boston University' ne Boston te Shteteve te Bashkuara te Amerikës, ne vitin 2002 fillova doktoratën (kërkues shkencor) ne fushën e psikologjise eksperimentale. Fillimisht pranë ‘Max Planck Institute’ ne Munih te Gjermanisë dhe me vone pranë Universitetit Katolik te Nijmegen-it ne Nijmegen te Holandes. Pas mbrojtjes se doktoratës ne 2007, ne vitin 2008 fillova specializim 2-vjecar post-doktoral (shkalla e pare) ne psikologjinë klinike. Ne vitin 2010 mbarova shkallen e pare te këtij specializimi post-doktoral dhe ne te njëjtin vit fillova specializim 4-vjeçar (shkalla e fundit) ne fushën e psikologjise klinike. Ne vitin 2015 diplomohem si doktor ne psikolgjinë klinike dhe psikoterapie ne Utrecht te Holandës.
Gjate këtyre 15 viteve, përveç punës si psikolog dhe trauma psikoterapeut punoj edhe si drejtues apo team-leader ne një qendër /spital psikiatrie ‘s Hertogenbosch te Holandës. Gjithashtu unë jam docent ne lenden 'Diagnostik dhe Psikopatologji' pranë Universitetit e Nijmegen-it dhe jap leksione ne Rotterdam dhe ne Utrecht. Une jam trainer dhe supervisor i akredituar si për psikolog klinik ashtu edhe per psikiatër.